Osmani: Akademik Daci ishte një personalitet i rrallë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur pikëllimin e saj të thellë për ndarjen nga jeta të ish-Kryeparlamentarit, akademikut dhe profesorit të nderuar Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një personalitet të rrallë që la gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e institucioneve shtetërore, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës në Kosovë.

”Kontributi i tij shumëdimensional në ndërtimin e shtetit, në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në avancimin e shkencës do të mbetet pjesë e rëndësishme e historisë sonë institucionale dhe intelektuale. Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Daci, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. I përhershëm qoftë kujtimi për Akademik Nexhat Dacin!”’, ka shkurar Osmani./21Media

Back to top button