Osmani: Aleanca mes Kosovës dhe ShBA është përhershme

Presidentja  e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar për bashkëbisedimet që ka zhvilluar me Nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, J.D. Vance, në kuadër të Samitit për Inteligjencën Artificiale që po mbahet në Paris.

Në një postim në Facebook, Osmani ka publikuar disa fotografi ku shihet duke biseduar me Vance, teksa ka thën se aleanca mes Kosovës dhe ShBA’së është e përhershme dhe e destinuar për fuqizim të vazhdueshëm.

“Kënaqësi që mbrëmë gjatë darkës së shtruar nga Presidenti Macron dhe sot në hapje të Samitit për Inteligjencën Artificiale pata rastin të bashkëbisedoj me Zëvendës Presidentin amerikan, J.D. Vance. Aleancë e përhershme e destinuar për fuqizim të vazhdueshëm”, ka shkruar Osmani.

Back to top button