Osmani arsyetohet për intervistën në Politico, flet për bandat serbe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është arsyetuar sot për intervistën që ka realizuar për POLITICO, ku ka thënë se “në këto pesë vite në vend kemi çmontuar mbi 900 raste kriminale serbe”, duke thënë se ajo se çfarë ka menduar presidentja ishte numri i rasteve, ku bandat serbe kanë qenë të involvuara në krime.
Osmani e pyetur nga mediat për deklaratën e saj, përmendi edhe disa nga rastet që këto banda kriminale ka bërë gjatë këtyre pesë viteve të fundit.
“Dje kemi dhënë një sqarim zyrtarë në intervistën që e kam dhënë në Politico, janë bërë ndryshimet e nevojshme, ajo çfarë kam menduar ka qenë numri i rasteve. Bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste, çoftë të keqpërdorimit të votave të vitit 2021 e tutje, presioni i vazhdueshëm ndaj qytetarëve serbë, futjes ilegale të armëve në Kosovë, dhunës ndaj qytetarëve, ka pasur edhe sulme ndaj gazetarëve, 93 raste kemi vetëm të sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it, kemi me qindra e qindra raste ku bandat serbe kanë qenë të involvuara në krime, pra kam menduar për raste dhe ka qenë diçka shumë e paqëllimshme që është bërë, as politico nuk e shfrytëzon atë, nuk ka dalur në media ndërkombëtare”, tha Osmani.
Në intervistën për POLITICO, duke ecur në Berlin, Osmani gabimisht kishte thënë se në këto pesë vitet e fundit, “kemi çmontuar mbi 900 raste kriminale”