Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet nga VV për rizgjedhje si Presidente

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si Presidente e Republikës së Kosovës.

”Kjo është gënjeshtër!” , ka shkruar shefja e stafit të presidentes Learta Hollaj.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media ka thënë se i kanë ofruar 30 nënshkrime edhe Vjosa Osmanit si kandidate për presidente.

Sipas Nagavcit, Osmani i ka refuzuar nënshkrimet e Lëvizjes Vetëvendosje për kandidimin e saj.

 

Back to top button