Osmani dhe ambasadorët ngrenë dolli për antarësimin e Suedisë në NATO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorin e Suedisë, atë të Finlandës e Holandës kanë ngre dolli për të festuar kështu anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Osmani në platformën X ka publikuar një fotografi nga ky festim derisa ka quajtur këtë ditë historikë.

“ne po festojmë këtë ditë historike pasi Suedia i bashkohet NATO-s zyrtarisht. Ky hap i rëndësishëm përpara forcon jo vetëm sigurinë e Suedisë, por edhe strukturën e paqes dhe sigurisë evropiane. Falas, Sverige!”, ka shkruar Osmani.
Suedia sot zyrtarisht është bërë anëtarja e 32-të e NATO-s pasi përfundoi procesin e anëtarësimit në Uashington.
Dorëzimi i dokumenteve u bë në një ceremoni dy vjet pasi Suedia aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia./21Media

Back to top button