Osmani dhe Von der Leyen diskutimet e nisura në Kosovë i vazhduan në Budapest

(Lajm i përditësuar)


Osmani dhe Von der Leyen diskutimet e nisura në Kosovë i vazhduan në Budapest

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest,Presidentja e Kosovës është takuar edhe me Me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.
Osmani përmes një postimi në Facebook njoftoi se me Von der Leyen vazhduan dikstuimet që i filluan në Kosovë.

“vazhdim i diskutimeve që i filluam gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë, para më pak se dy javësh”, njoftoi Osmani.


Avancimi i Kosovës drejt BE-së, Osmani takon Presidenten e Parlamentit Evropian

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Osmani ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për avancimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat në këtë rrugë.

“Takim shumë i mirë me Kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mike e madhe e popullit tonë. Diskutuam për avansimin e rrugës së Kosovës drejt integrimit evropian si dhe sfidat që i kemi përpara në këtë rrugë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Për takimin ka noftuar edhe Roberta Metsola, në një postim në platformën X./21Media

Back to top button