Osmani: Do të intensifikojmë bashkëpunimin në rrugën euro-atlantike Kosovë-Shqipëri

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Bajram Begaj pas marrjes zyrtare të postit të presidentit të Shqipërisë.
Osmani ka thënë se në të ardhmen do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, por edhe sa i përket rrugës së përbashkët euro-atlantike.
“Jam e bindur se do të intensifikojmë bashkëpunimin, jo vetëm në raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe sa i përket rrugës sonë të përbashkët euro-atlantike”, ka shtuar Osmani, e cila mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës nga Ilir Meta te presidenti i ri Bajram Begaj./21Media

Back to top button