Osmani: Do t’i kundërshtojmë ata që mundohen të destabilizojnë rajonin tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar presidetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, për deklarimet e tyre se do të mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Faleminderit Biden dhe Merkel, për dërgimin e një mesazhi të qartë për mbështetje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Me mbështetjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që mundohen të destabilizojnë regjionin tonë. Jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media
