Osmani e kryeministri çek diskutojnë për liberalizimin e vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në takim me Kryeministrin e Çekisë, Petr Fiala kanë diskutuar “rreth urgjencës së përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave gjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së”.
“Ky vendim i vonuar për më shumë se 4 vite, shpresojmë të merret pikërisht në Çeki, vendin simbol të lirisë, i cili gjithnjë qëndroi në përkrahje të popullit të Kosovës”, shkroi Osmani në Facebook.
Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, në Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe thellimi i raporteve bilaterale ishin ndër temat e tjera që u diskutuan në këtë takim./21Media

Back to top button