Osmani e Kurti tregojnë se për çfarë biseduan me Blinken

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri , Albin Kurti u takuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Pas takimit Osmani e Kurti u deklaruan për media, për të treguar se çfare diskutuan me Blinken.
Por, si Osmani edhe Kurti pas takimit në rrjetet sociale publikuan edhe fotografi me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përmes të cilave treguan disa detaje rreth takimit.
Osmani në Facebook shkroi se “me Blinken rikonfirmuam partneritetin tonë të palëkundur, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik”.

Kurse, Kurti shkroi se gjatë takimit diskutuan për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale./21Media

Back to top button