Osmani e nderon me medalje presidenciale ish-kryediplomatin çek, Schwarzenberg

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka ndarë medaljen presidenciale të meritave, ish ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg.
“I dorëzova këtij miku të madh të Kosovës Medaljen Presidenciale të Meritave, si shenjë falenderimi nga populli i Kosovës për mbështetjen e pa kursyer që na dha për lirinë e pavarësinë tonë”, ka thënë Osmani.
Presidentja Osmani ka thënë se Schwarzenberg nga vitet e tetëdhjeta ngriti zërin ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë e deri tek angazhimi i pashoq i tij për njohjen e Kosovës nga Çekia.

“Kosova në Çeki kishte e ka edhe shumë miq të tjerë. Nuk do të harrojmë asnjëherë kontributin e ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke, Karel Schwarzenberg që nga vitet e tetëdhjeta kur ngriti zërin ndaj shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë e deri tek angazhimi i pashoq i tij për njohjen e Kosovës nga Çekia”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

Back to top button