Osmani e Prattipati flasin për zhvillimet e fundit në vend

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Pratipati.

Sipas njoftimit të Presidencës thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e ardhshëm drejt konstituimit të plotë të legjislativit.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe shumicës së nënkryetarëve, si dhe hapat e mëtejshëm drejt konstituimit të plotë të Kuvendit.”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ndër të tjera në njoftim theksohet se në mesin e temave të diskutuara ishte edhe bashkëpunimi dypalësh, ku u rikonfirmua gatishmëria për avancimin e mëtejshëm në fusha me interes strategjik për të dyja vendet.

Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ku Presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe këtë vit si kryesuese e delegacionit të Kosovës në cilësinë e saj si Kreu i shtetit, u diskutua për agjendën si dhe pritshmëritë nga takimet dhe aktivitetet e planifikuara.

Back to top button