Osmani e Scholz diskutojnë për liberalizimin e vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schëarz, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci.
Përmes një njoftimi, Osmani tha se me kancelarin gjerman, Olaf Scholz diskutoi për “t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave”.
“Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, tha Osmani./21Media

Back to top button