Osmani e Spiropali diskutuan për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Osmani ka thënë se bashkë kanë, diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve.
“Kënaqësi ta mirëpres sot kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Bashkë, diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve tona simotra”, ka shkruar Osmani në Facebook.