Osmani e tronditur për vdekjen e Madeleine Albright
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reguar pas vdekjes së Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit.
“E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani ka shtuar se Albright e njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë.
“E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht”, ka shkruar Osmani.
Madeleine Albright, e para Sekretare Amerikane e Shtetit, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar me anë të një email-i për stafin e Albright Stonebridge Group, një firmë e themeluar nga Albright./21Media