Osmani: Faleminderit Alicia Kearns për përpjekjet tuaja të palodhura

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar deputeten britanike, Alicia Kearns, e cila bashkë me 10 kryetarë të komisioneve për Punë të Jashtme dhe 56 deputetë, i kanë bërë thirrje SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe që të ndryshojnë qasjen  ndaj Kosovës.

Osmani në Twitter e ka konsideruar të rëndësishme përpjekjet e Kearns për ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë.

“Faleminderit Alicia Kearns për përpjekjet tuaja të palodhura në ekspozimin e agjendës destruktive dhe destabilizuese të Serbisë. Falënderoj të gjithë nënshkruesit për mbështetjen e tyre të fuqishme për sovranitetin dhe demokracinë e Kosovës. Së bashku, ne do të ruajmë vlerat tona të përbashkëta dhe do të forcojmë demokracinë”, shkroi Osmani./21Media

Back to top button