Osmani falënderon Kallasin: Ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së plotë të masave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani njoftoi se në Bruksel e ka falënderuar Përfaqësuesen e Lartë Kaja Kallas për mbështetjen e saj të vazhdueshme për integrimin evropian të Kosovës.

“Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë, meqë të gjitha kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian tanimë janë plotësuar.
Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me znj. Kallas dhe me të gjithë partnerët tanë deri në heqjen e plotë të këtyre masave.”, ka shkruar Osmani./21Media

Back to top button