Osmani fillon konsultimet për konstituim të Kuvendit më 15 maj

Dështimi për të 14-tën herë i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ka bërë që presidentja Vjosa Osmani të reagoi rreth kësaj situate.
Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.
Sipas Kupinës ftesat tek partitë tashmë janë dërguar për takimet e para, ku shtoi se janë në pritje për konfirmime.
“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Kupina. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?