Osmani: Flamuri i Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se flamuri i Kosovës do të valëvitet së shpejti edhe në Këshillin e Evropës.

Osmani falënderoi të gjithë aleatët që votuan pro Kosovës.

“Së shpejti, flamuri i Republikës së Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës. Faleminderit aleatëve tanë që sot votuan jo vetëm për Kosovën, por mbi të gjitha për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Aplikimi i Kosovës i anëtarësimit në Këshillin e Evropës është pranuar sot nga Komiteti i Ministrave të Këshillit. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se Këshilli i Ministrave përmbylli fazën e parë për anëtaresimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke ia kaluar kërkesën për anëtarësim Asamblesë Parlamentare./21Media

Back to top button