Osmani flet për të ardhmen euroatlantike të Kosovës në Forumi Alpbach

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe sivjet ka qenë e ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri, ku ka diskutuar me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota.

Osmani ka shkruar në Facebook se ata u përqendruan në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike.

“Kënaqësi që edhe sivjet të jem e ftuar nga Forumi Evropian Alpbach në Austri. Sot, në një diskutim dinamik me të rinj dhe të reja nga e gjithë bota, u përqendruam në tema të rëndësishme që prekin Kosovën dhe Evropën, të ardhmen euroatlantike të vendit tonë, si dhe rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të vlerave tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në këtë forum marrin pjesë personalitete të shquara dhe liderë nga fusha të ndryshme për të debatuar mbi çështje të caktuara globale./21Media

Back to top button