Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Osmani në një postim në Facebook ka shkruar se ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e ka falënderuar për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces.

”Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, ka shkruar Osmani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button