Osmani: I duartrokas ShBA-së që sanksionoi Vulinin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka mirëpritur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta futur në listë të zezë Drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Aleksandar Vulin.

“Vulini me bashkëpunëtorë e kanë dëmtuar demokracinë dhe e kanë kërcënuar paqen në rajonin tonë. Ai u shërbeu interesave dashakeqe ruse dhe krimit të organizuar transnacional, duke minuar kësisoj stabilitetin rajonal. U duartrokas Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendimin për ta sanksionuar atë. Bashkë me aleatët tanë do ta luftojmë ndikimin e akterëve të tillë kaq të këqij”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin, është futur në listën e sanksioneve amerikane. Kështu bëri të ditur Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit./21Media

Back to top button