Osmani: Iniciativa franko-gjermane intensifikon dialogun

Kurti: Propozimi për dialogun duhet të ngurtësohet pastaj të publikohet.-Tahiri: Ka kundërthënie midis kryeministrit Kurti dhe ministres Gërvalla.-Abazi: Nuk duhet të pranohet modele që prolongojnë marrëveshjen finale
Presidentja Vjosa Osmani i tha RTV21 se iniciativa Franko Gjermane intensifikon procesin e dialogut me Serbinë, duke shtuar se çdo iniciativë e aleatëve tanë është serioze. Ndërkaq kryeministri Kurti dje refuzoi të japë hollësi për këtë iniciativë. Në anën tjetër deputetët e opozitës i kërkojnë Qeverisë që ta informojë Kuvendin për procesin e dialogut, në kohën kur përfaqësues ndërkombëtarë bëjnë thirrje për vendime të vështira politike./21Media

Back to top button