Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani: Investimi dhe angazhimi amerikan në Kosovë, në përputhje me objektivat e Administratës Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Drekën Ndërparlamentare Ndërkombëtare në Capitol Hill dhe në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë në Washington D.C., si e ftuar nderi.

Gjatë Drekës Ndërparlamentare, Osmani theksoi rrugëtimin e popullit të Kosovës dhe angazhimin për luftimin e ndikimeve të jashtme keqdashëse.

Në Forumin Ndërparlamentar të Sigurisë, ajo u fokusua në rolin strategjik të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e partneritetit të palëkundur me SHBA-në në përballimin e kërcënimeve nga Rusia, Kina dhe Irani.

Përmes këtyre takimeve, Presidentja Osmani u angazhua për thellimin e raporteve bilaterale dhe për nxitjen e investimeve amerikane në Kosovë, duke siguruar zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe pavarësi energjetike.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button