Osmani: Jam e përkushtuar maksimalisht që procesi mësimor të fillojë sa më parë

Presidentja Vjosa Osmani, sot deklaroi se interesi i fëmijëve të vendit është parësor, andaj u shpreh se mësimi duhet të fillojë menjëherë.
Ajo në konferencë për media deklaroi se sot në takime me shoqatat e nxënësve dhe prindërve diskutuan për sfidat e shumta, me të cilat fëmijët ballafaqohen në shkollat e Kosovës.
“Jam e përkushtuar maksimalisht që procesi mësimor të fillojë sa më parë që të jetë e mundur dhe që nxënësit mos të pësojnë më tutje, sepse është interesi i tyre që po dëmtohet pariparueshëm”, tha Osmani, shkruan rtv21.tv
Ajo u shpreh se interesi i gjithmbarshëm është që greva të zëvendësohet me dialog të vazhdueshëm.
Osmani tha se e çmon dhe e vlerëson kontributin historik që kanë dhënë mësimdhënësit në ndërtimin e shtetit, por edhe kontributin që sot ata e jepin në ndërtimin e gjeneratave të tëra.
Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës e ka nisur grevën më 25 gusht me kërkesën për ndarjen e pagave shtesë nga 100 euro çdo muaj deri në miratimin e ligjit të pagave. Kryeministri Kurti e ka quajtur të paarsyeshme grevën në arsim, duke kërkuar që mësimdhënësit t’i kthehen punës në procesin e rregullt mësimor. Kryetari i Sindikatës së Bashkiar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, ka deklaruar se greva do të ndalet kur të plotësohen kërkesat e tyre./21Media
|m1\-w|m3ga|m5

Back to top button