Osmani javën tjetër në New York për Asamblenë e OKB-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë vit do të jetë e pranishme në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Vizita zhvillohet në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të këtij forumi ndërkombëtar.

Për RTV21 kjo është konfirmuar nga Këshilltari për media i Presidentes, Bekim Kupina.

“Sikurse edhe çdo vit, Presidentja Osmani do të jetë në New York për takime me homologë dhe aktivitete të tjera zyrtare përgjatë Javës se Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, tha Kupina.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbahet nga data 22 shtator deri më 30 shtator.

Back to top button