Osmani: Ka ardhur koha e lirisë për popullin e Iranit falë Trumpit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dhënë mbështetje sulmeve të Shteteve të Bashkuara të Ameriksë ndaj Iranit, duke e cilësuar këtë moment si një mundësi për liri për popullin iranian.
Përmes një shkrimi në platformën “X”, Osmani u shpreh se gjithashtu dënojnë sulmet e regjimit iranianë ndaj aleatëve në Lindjen e Mesme.
“Ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe presidentit DonaldTrump. Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron palëkundur krah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj në mbrojtje të lirisë, paqes, sigurisë dhe stabilitetit. Ne gjithashtu dënojmë fuqishëm sulmet e regjimit iranian ndaj aleatëve tanë në Lindjen e Mesme. Do të vazhdojmë të mbështesim veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për të vënë një fund regjimit iranian dhe për t’i dhënë lirisë dhe paqes një shans të vërtetë”, ka shkruar presidentja Osmani.
The hour of freedom has come for the people of Iran, thanks to the leadership of the United States and President @realDonaldTrump.
As always, the Republic of Kosovo unwaveringly stands with the United States and its allies in defending freedom, peace, security, and stability.… https://t.co/JiAZJyoNxi
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 28, 2026