Osmani ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Lituani
Gjatë vizitës zyrtare në Lituani, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takojë përfaqësues të lartë shtetëror ku do të diskutohet forcimi i partneritetit ndërshtetëror dhe përgjigja e përbashkët kundrejt situatës politike dhe të sigurisë në Evropë.
Presidentja do të pritet nga homologu i saj Gitanas Nauseda, ku do të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, si dhe bashkërendimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Presidentja gjithashtu do të takojë kryeministren e vendit, Ingrida Simonyte, si dhe kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Cmilyte-Nielsen.
E shoqëruar nga ministrja e Brendshme Agne Bilotaite, Osmani do ta vizitojë qendrën e regjistrimit për refugjatë të luftës nga Ukraina dhe më pas do t’i drejtohet një grupi akademikësh e studentësh në Institutin për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Shkenca Politike për të folur mbi mbrojtjen e demokracisë./21Media