​Osmani kërkon nga Serbia që të zbardh fatin e personave të zhdukur me dhunë në Kosovë

Krerët e institucioneve në Kosovë, ambasadorë të akredituar në Prishtinë dhe familjarë të personave të zhdukur kanë bërë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i bëri thirrje Serbisë që të zbardh fatin e personave të zhdukur me dhunë më Kosovë.

Ajo tha se Serbia po shkel të gjitha konventat për të drejtat e njeriut.

Thirrje Serbisë dhe trysni nga bashkësia ndërkombëtare për zbardhje të fatit të personave të zhdukur me dhunë në Kosovë kërkuan edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha si dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. /kp

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button