Osmani: Kosova do të jetë anëtare e KiE-së, është çështje kohe

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe”, kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një shkrimi në platformën “X”.

Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj vendeve që e kanë mbështetur Kosovën deri tani.

“Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike. I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”, ka shkruar ajo.

Ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës (KiE) sot u mbledhen në Strasburg. Çështja e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë nuk u vendos në agjendën e kësaj mbledhjeje./21Media

 

Back to top button