Osmani kujton Epopenë e Rahovecit: Zëri ynë për drejtësi nuk do të pushojë kurrë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Epopenë e Rahovecit, duke përulur me nderim para sakrificës së dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve.
Ajo ka thënë se Rahoveci është plagë, dhimbje, dhe kujtesë që e frymëzon ta çonë përpara betejën për drejtësi.
“Kujtimi për viktimat është i përjetshëm, teksa zëri ynë për drejtësi nuk do të pushojë kurrë, derisa ajo të ngadhënjejë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët e UÇK-së dhe martirët e lirisë”, ka thënë ajo.