Osmani kujton Manajn: Përpjekjet për drejtësi nuk do të ndalen kurrë
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar avokatin Shaban Manaj, në 21 vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani ka thënë se Manaj qe intelektual, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.
Tutje, ajo ka thënë se populli i Kosovës do ta përkujtojë përherë shembëlltyrën e Manajt dhe sakrificën e tij për atdheun, ndërkaq përpjekjet për drejtësi nuk do të ndalen kurrë./21Media