Osmani kujton Rugovën në Ditën e Presidentit

Për nder të ditës së Presidentit, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar Ibrahim Rugovën.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Osmani ka deklaruar se sot ecim hapave të tij.
“Sot është Dita e Presidentit, e vendosur si e tillë nga Presidenti ynë historik Dr.Ibrahim Rugova, ati themeltar i Republikës sonë. Sot ecim hapave të tij, në përpjekje të vazhdueshme për ta bërë Kosovën atë që e deshën e për të cilën sakrifikuan breza të tërë”, ka shkruar Osmani. /21Media