Osmani: Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar

Besimtarët katolikë anë e mbanë botës kremtojnë të dielën festën e Pashkës, ndërsa luten për paqe, shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët për festën e shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.
“Festa e Pashkëve personifikon dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin. Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, ka thënë Osmani./21Media