Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për moscertifikimin e Listës Serbe.
Nga Presidenca për RTV21 kanë thënë e KQZ ka vendosur në mënyrë të pavarur dhe se vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional.
“Lista Serbe është organizatë, e cila në radhët e veta ka individë të cilët vazhdimisht kanë kryer akte terroriste, akte agresioni, si dhe kanë cenuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është një institucion i pavarur kushtetues, i cili vendosë në mënyrë të pavarur. Çdo vendim i nxjerrë nga KQZ-ja, duhet të respektohet, si pjesë e përkushtimit ndaj sundimit të ligjit dhe ruajtjes së integritetit institucional”, thuhet në përgjigjen e Presidencës /21Media