Osmani: Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët tanë kryesor

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është ndër aleatët kryesor, me rol kyç në procesin e çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Këto komente, presidentja i ka bërë pas takimit me emisari special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Osmani ka theksuar se sa më i madh roli i këtij shteti në proceset e rëndësishme të rajonit, aq më të mëdha e më të dobishme do të jenë rezultatet për qytetarët.
Para takimit me presidenten, Peach sot është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Peach paraprakisht e ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ndryshe, kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Peach si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit./21Media

Back to top button