Osmani merr pjesë në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Paris ku do të marrë pjesë në hapjen e lojërave olimpike Paris 2024.
Përmes një postimi Osmani ka bërë të ditur se është ftuar nga Presidenti Macron në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
“Në prag të hapjes së lojërave olimpike #Paris2024, u ftuam nga Presidenti Macron në Samitin e liderëve botërorë për sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Kosova beson në fuqinë transformuese të sportit dhe do të jetë përherë në mbështetje të atyre që promovojnë vlerat, të cilat i mishëron sporti. Prandaj jemi të gjithë bashkë në përkrahje të ekipit të artë të sportistëve tanë me besimin e plotë në përfaqësimin e dinjitetshëm të shtetit tone”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media