Osmani: Miqësinë me Amerikën e kemi testament nga presidenti Rugova

Shteti i Kosovës lindi falë mbështetjes së aleatëve e miqve ndërkombëtarë, në krye me SHBA-në, “për të cilën gjë gjatë kohë kishte punuar edhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës, presidenti historik dr. Ibrahim Rugova”, kështu tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani në promovimin e librit “Ora e Kosovës: Pavarësia dhe Shtetndërtimi”, të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, që u bë dje ka thënë se roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident.
“Miqësinë e përhershme me Amerikën e kemi testament nga presidenti Rugova, të rrënjosur thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndaj, siç e dëshmoi sidomos periudha e shtetndërtimit, roli amerikan për krijimin e shtetit tonë është tepër evident, tepër përmbajtjesor dhe pa dyshim kryesor”, ka thënë ajo.