Osmani ndan Mirënjohje Presidenciale për studentët e UP-së që dolën tretët në garën më prestigjioze në botë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë Mirënjohje Presidenciale për ekipin e Fakultetit Juridik që dolën të tretët në garën më prestigjioze të drejtësisë në botë.
“Ata janë personifikimi më i mirë i rinisë sonë–të talentuar, të motivuar e të përkushtuar për të arritur çdo sukses e për ta ngritur lartë e më lartë shtetin tonë. Prandaj sot, në prezencë të disa prej ish- pjesëmarrësve të garës VIS moot, shumë prej të cilëve edhe kisha nderin t’i trajnoja për rreth 15 vite, si dhe të ekipeve më të reja të Universitetit tonë, e mbi të gjitha në prezencë të prindërve të studentëve, shprehëm sërish mbështetjen dhe krenarinë tonë për studentët tanë.”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ekipi i studentëve të fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, kanë arritur në to-3shen më të mirë në botë në garë me 400 universitete, duke lënë prapa kështu universitetet prestigjioze botërore./21Media