​Osmani nderon viktimat e masakrave në Kralan e Qupevë të Epërme

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 87 shqiptarët nga komunat Klinë, Malishevë dhe Gjakovë, si dhe 45 shqiptarë nga Qupeva e Epërme, të vrarë 25 vjet më parë nga forcat serbe.

Osmani ka theksuar se 25-vjet më parë, forca të regjimit gjenocidal të Serbisë, në Kralan të Gjakovës, pasi rrëmbyen nga kolona e të zhvendosurve, vranë e dogjën 87 civilë nga komunat Klinë, Malishevë e Gjakovë, në mesin e të cilëve pleq, gra, burra e fëmijë.

Egërsinë e vet, regjimi kriminal e vazhdoi edhe në fshatrat Qupevë e Epërme dhe e Poshtme, Gllarevë, Përçevë, Sverkë, Gremnik, ku vrau mizorisht 45 civil shqiptarë.

Osmani ka theksuar se këto masakra janë dëshmi e përpjekjes së regjimit kriminal serb për shfarosje dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve, andaj nevojitet që autorët e krimit të sillen para drejtësisë, pasi kjo do t’i shërbejë paqes së qëndrueshme dhe mbrojtjen e së vërtetës.

“Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri,” ka shkruar Osmani në Facebook.

Back to top button