Osmani: Ne kemi nevojë për të mbrojtur dhe forcuar pavarësinë e mediave

 

 

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, ka shprehur admirimin e saj për profesionin e guximshëm të gazetarisë.

Përmes një postimi në Twitter, presidentja ka thënë se liria e shtypit është një parim themelor në demokraci, për të cilin kemi nevojë për të mbrojtur dhe forcuar pavarësinë e tyre.

Ndryshe, 3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.

Sipas organizatës “Reporterët pa Kufij” mbi gjendjen e lirisë së mediave për 2020, Kosova renditet në vendin e 70-të në botë dhe qëndron më mirë krahasuar me disa vende të rajonit.

3 maji është po ashtu dita e përkujtimit të atyre gazetarëve që e kanë humbur jetën në ndjekje të së vërtetës dhe raportimit profesional.

Back to top button