Osmani në Malajzi: Kosova një destinacion premtues për investime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon vizitën në shtetin e Malajzisë. Ajo ka njoftuar se atje ka takuar përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit.

Osmani thotë se me përfaqësues të organizatave që përfaqësojnë mbi 100 mijë biznese, ka diskutuar për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë gjithnjë e më atraktive për investime të huaja.

”Gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare të Tregtisë dhe Investimeve të Malajzisë (NCCIM), si dhe me përfaqësues nga sektori i prodhimit, teknologjisë informative dhe turizmit në Malajzi, organizata këto që përfaqësonin mbi 100 mijë biznese, diskutuam për potencialin e madh që ofron Kosova në sektorë të ndryshëm, me një klimë gjithnjë e më atraktive për investime të huaja”, ka shkruar Osmani.

Back to top button