​Osmani në mesin e gjeneralëve, kolonelëve e oficerëve tjerë të lartë nga 16 shtete botërore

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me gjeneralë, kolonelëve e oficerëve tjerë të lartë nga 16 shtete dhe mbi 30 akademi ushtarake nga Evropa, Amerika e Veriut, Azia, Afrika dhe më gjerë.

Këta të fundit ndodhen për vizitë në Kosovë me rastin e Simpoziumit Ndërkombëtar të Akademive Ushtarake (ISOMA), i cili mbahet për herë të parë në vendin tonë, raporton KosovaPress.

Kjo shënon një moment të rëndësishëm për Kosovën dhe pasqyron jo vetëm sukseset e Akademisë së Mbrojtjes të FSK-së, por edhe rolin tonë në rritje në ngritjen e standardeve profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ka shkruar Osmani në Facebook.

“Krenare me FSK-në! Krenare me bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë!”, ka përfunduar Osmani.

Back to top button