Osmani në Prekaz: Sakrificën e familjes Jashari do ta kemi udhërrëfyes të përhershëm

Sot në ditën e dytë e Epopesë së UÇK-së, presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz
Pas homazheve, Osmani është deklaruar për media dhe ka thënë se trimëria dhe sakrifica e familjes Jashari do ta mbetet udhërrëfyes i përhershëm.

Me rastin e Epopesë së UÇK-së do të hapet instalacioni me fotografi dhe video, si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.
Manifestimi gjithëpopullor ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” përfundon nesër me ndezjen e zjarreve në Prekaz./21Media

Back to top button