Osmani në QKUK: Mjekët meritojnë trajtim më të mirë

Mjekët në pritje ligjit për pagat

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në repartin e Neonatologjisë tha se kushtet në këtë klinikë po bëhen më të mira. Ajo foli edhe rreth ligjit për pagat.

Osmani u shpreh se ligji për pagat është në gjykatën Kushtetuese, dhe kjo e fundit nuk i lejon të ndërhyjnë në atë proces deri sa të ketë vendim nga ana e gjykatës dhe ai vendim sipas saj pritet në të mirret në mars.

“Sikur në kohën kur ka ardhur ai ligj për pagat, mjekët infermierët absuletisht meritojnë rritje të pagave. Mënyra si janë trajtuar deri më tani ka qenë pa dinjiteshëm. Dhe pa marrë parasyshë çka ndodhë me ligjin, a duhet ta hartojmë prej fillimi apo të merremim me dispozita të caktuara të atij, mendoj që mjekët dhe gjithë punëtorët shëndetësor meritojnë trajtim më të mirë”, u shpreh Osmani në një prononcim për mediat./21Media

Back to top button