Osmani në takim me Konjufcën dhe Sveçlën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po zhvillon një takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Këtë e ka konfirmuar Blerim Vela, shef i stafit të presidentës Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter.
Ndërkohë Vela reaguar edhe pas raportimit të mediave serbe se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, gjendet në Kampin e Njësisë Speciale “Belvedere” në Mitrovicë.
Ai tha se institucionet e Kosovës janë të përkushtuar një mjedis të qetë dhe të sigurt.


Sot në Bruksel është mbajtur takimi i përbashkët ndërmjet kryediplomatit evropian, Josep Borrell, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit trepalësh në Bruksel ka thënë se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme Josep Borrell, ka hequr dorë nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./21Media
Back to top button