Osmani nesër për vizitë zyrtare në Malajzi, do të qëndrojë katër ditë

Ministria e Punëve të Jashtme e Malajzisë ka njoftuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë një vizitë zyrtare atje, nga data 1 maj deri me 4.
Kjo është vizita e parë e Osmanit në Malajzi që kur ka marrë detyrën si presidente.
Sipas njoftimit të MPJ të Malajzisë, thuhet se Osmani do të pritet zyrtarisht në kryeqytetin Putrajaya, dhe më pas do të takohet me kryeministrin Dato’Serbi Anwar Ibrahim.
Ndërkaq diskutimet do të koncentrohen në rritjen e shkëmbimeve bilaterale, si në tregti, investime, edukim dhe lidhjet mes njerëzve.
MPJ e Malajzisë rikujton se e kanë njohur Kosovën më 30 tetor 2008 dhe kanë qenë një ndër vendet e para të Azisë që kanë njohur pavarësinë.