Osmani nga Berati: T’i ruajmë thesaret e së kaluarës sonë, si dëshmi e qëndrueshmërisë së popullit

Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi nga qyteti i Beratit, teksa po zhvillon vizitën e saj zyrtare në shtetin fqinjë.
Nga atje, Osmani tha se Berati, si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, “duhet të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë”.
“Përshëndetje nga qyteti i një mbi një dritareve! Berati, qyteti ku ngjizen natyrshëm trashëgimia kulturore, arti dhe arkitektura e monumenteve. Si një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s, le të shërbejë si thirrje për t’i ruajtur thesaret e së kaluarës sonë, si një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe e shpirtit të popullit tonë”, shkroi Osmani në Facebook. /21Media