Osmani: Ngjarjet e 3-4 shkurtit 2000 në Mitrovicë, kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 3 dhe 4 shkurtin e vitit 2000 në Mitrovicë, kur bandat kriminale serbe kanë vrarë 10 civilë, 25 plagosën, ndërsa 1564 familje me 11364 anëtarë i kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të Presidencës, Osmani ka thënë se ngjarjet e këtyre dy ditëve mbesin kujtesë e trishtë e përpjekjes për mbijetesë dhe mbrojtje të lirisë.

“Në kujtim të dy netëve të tmerrit të 3-4 shkurtit të vitit 2000, në Mitrovicë, sot nderojmë jetët e humbura të 10 qytetarëve të pafajshëm, mes tyre pleq, gra dhe fëmijë, të cilët u vranë mizorisht nga bandat kriminale, të nxitura nga Serbia. Respekt edhe për 25 të plagosur, të cilët mbijetuan dhe jetojnë ende me plagë fizike dhe emocionale nga nata e tmerrit. 1,564 familje me 11,364 anëtarë, të shpërngulur me forcë nga shtëpitë e tyre janë dëshmi e tendencës për spastrim etnik të kësaj pjesë të Mitrovicës nga grupet kriminale”, ka shkruar ajo.

E para e vendit ka theksuar se është e domosdoshme për paqen afatgjate, vënia e autorëve të krimit para drejtësisë./21Media

Back to top button