Osmani ngushëllon familjen ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Bogdani për vdekjen e ish-deputetit demokrat dhe aktivistit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani.
“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut, ish-deputetit demokrat dhe aktivistit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani. Ky lajm i hidhur preku zemrat, jo vetëm të familjes së tij, por të të gjithëve që e njohën, përfshirë edhe mua për më shumë se dy dekada”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes Osmani.
Tutje, Osmani në telegram thotë se ikja e parakohshme e tij është humbje jo vetëm për familjen, të afërmit, e miqtë, por edhe për politikën dhe parlamentarizmin shqiptar.